Leonardo DiCaprio ka munguar dukshëm në Oscars 2024 të dielën (10 mars), dhe tani është zbuluar arsyeja pse ai e anashkaloi.


Aktori 49-vjeçar u shpërfill dhe nuk u nominua këtë vit për punën e tij në “Killers of the Flower Moon”, megjithatë, filmi mori 10 nominime, duke përfshirë ‘filmin më të mirë’.

Është traditë që aktorët kryesorë në filmat e nominuar të marrin pjesë në ceremoni.

Një burim shpjegoi për E! News që Leonardo u detyrua të anashkalonte teksa po xhironte Paul Thomas Anderson të ri në të njëjtën ditë.

Leo ka bërë xhirime për javë të tëra për këtë projekt dhe mbase nuk i ka premtuar koha.

Nuk dimë ende shumë për filmin, por thuhet se do të zhvillohet në kohën moderne.

Ai u përshkrua si i shtrenjtë kur Leo nënshkroi në fillim të vitit 2024. Një buxhet i vlerësuar për filmin është rreth 100 milionë dollarë.