Politikani Nikola Sanduloviq, i cili u rrah barbarisht pasi vendosi lule në varrezat e familjes Jashari në Prekaz, duket se po kërcënohet përsëri. Vajza e tij Klara tha në “Good Morning Albanians” se një person e ka kërcënuar sërish babain e saj përmes messenger.


Sipas saj personi që po e kërcënon të atin, është i njëjtë me atë që e kërcënoi më parë dhe e “tërhoqi” të dilte nga shtëpia ditën kur u rrëmbye dhe u dhunua barbarisht.

Vajza e Sanduloviq ka arritur ti bëjë foto personit që i ka kontaktuar, sipas saj ai punon te shërbimet sekrete serbe, ndaj ajo thotë se në rrahjen brutale por edhe në kërcënimin që po i bëhet babait të saj, ka gisht presidenti Vuçiq.

“I thanë se do e vrasin dhe se askush nuk do e dijë varrin e tij. I thanë se kjo do ndodh shumë shpejt. Interesante është koha kur u telefonua babai im se në të njëjtën kohë Aleksandër Vuçiç ka qenë duke folur për babain tim. Burri që e kërcënoi babain tim punon te shërbimi sekret serb. Unë akuzoj drejtpërdrejt Vuçiç për torturën që iu bë babait tim”,-tha vajza e Nikola Sanduloviq.