Jonathan Hargreaves, ambasadori i ri britanik në Kosovë prezanton veten në shqip (VIDEO)

Ambasadori i ri britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves


Jonathan Hargreaves është emëruar ambasadori i ri britanik i Kosovës.

Ai prezantoi veten në mënyrë të veçantë, e atë duke folur në shqip, njofton Klankosova.tv.

“Unë sapo kam arritur në Kosovë si Ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar. Është një nder i madh. Unë jam shumë i lumtur që do të jetojë në këtë vend kaq frymëzues”, tha në shqip Hargreaves.

Ai më tutje renditi të bukurat e Kosovës, që ai së bashku me familjen e tij pret ti sheh.

“Mezi pres që të ju njoh. Unë dhe familja ime mezi presim të eksplorojmë malet e bukura të Kosovës dhe zonat e fshatrave, sportet e vendit, artin dhe kulturën”.

“Ne tashmë duam ushqimin dhe pijet. Mbi të gjitha dua të njoh komunitetet e Kosovës dhe të admiroj kulturën shumë sipërfaqësore të Kosovës”.

Ambasadori i ri britanik tregoi edhe vizitën e parë që e bëri në Kosovë, por që ishte shumë më ndryshe se tani.

“Hera e parë që erdha në Kosovës ishte viti 2001, kur po punoja në departamentin për zhvillime ndërkombëtare të Mbretërisë së Bashkuar, sigurisht që në atë kohë shumë njerëz kishin trauma të thella. Institucionet e Kosovës ishin duke u udhëhequr si nga jashtë ashtu edhe nga zyrtarë ë brendshëm, dhe rruga për të ardhëm e Kosovës nuk ishte e qartë”.

“Por edhe atëherë, kafeja e Kosovës ishte e shkëlqyeshme dhe njerëzit ishin të hareshëm, të vendosur dhe të aftë”.

“Dhe ëndërroja të kthehesha në një Kosovë në paqe, të begatë dhe të vendosur.”

“Pra është një kënaqësi të ndodhem këtu, dhe nuk është surprizë që nga vjetët që kanë kaluar kur kam vizituar për herë të parë Kosovën, ajo ka bërë një progres impresive drejt një shteti të moderuar, demokratik, Evropian dhe multietnik”.

Ai thotë se Mbretëria e Bashkuar është mike e Kosovës dhe do të mundohet të sjellë më të mirat që ajo ofron për Kosovën.

“Jam shumë krenar për rolin që ka luajtur Britania e Madhe dhe luan, si partnere e afërt dhe mike me Kosovën. Kemi qëndruar me shtetin e ri të Kosovës dhe ka promovuar vendin e drejtë si pjese e komunitetit internacional. Ne jemi miqtë tuaj për të shtyrë Kosovën e begatshme drejt Evropës”, tha ambasadori.

“Dua të sjell më të mirën që një Irlandë Veriore, Wales, Skotlandë dhe Anglia mund të ofrojnë”.

“Është privilegj i madh të jem këtu të përfaqësojë Madhërinë e Tij Mbretin dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar”, e përmbyll Hargreaves në shqip.