INTERPOL i gatshëm të mbështesë hetimin për sulmin në Moskë

Kreu i policisë ndërkombëtare – INTERPOL, Jurgen Stock ka thënë se organizata e tij është e gatshme të ofrojë çdo ndihmë për autoritetet ruse.


Ai gjithashtu dënoi ashpër sulmin në rajonin e Moskës mbrëmë.

“Unë dënoj fuqishëm sulmin në bashkinë e Crocus, i cili ishte një akt i tmerrshëm kundër civilëve të pafajshëm.Mendimet tona janë me viktimat, familjet dhe miqtë e tyre. INTERPOL është gati të ofrojë mbështetje për hetimin nga autoritetet ruse”, shkroi Stock në X, raporton Klankosova.tv.

INTERPOL ka rreth 196 shtete anëtare dhe punon për të bashkërenduar forcat e policisë kombëtare dhe mbledhjen e informacionit