Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka uruar Shqipërinë për hapjen e bazës së NATO-s në Kuçovë.


Ai tha se me këtë bazë, rajoni i Ballkanit është më i sigurt, njofton Klankosova.tv.

“Urime Qeverisë së Shqipërisë dhe Kryeministrit Edi Rama për hapjen e bazës së NATO-s në Kuçovë. Kjo është arritje e madhe pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO në vitin 2009.

Me këtë bazë, rajoni i Ballkanit është më i sigurt. Gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen, janë më të sigurt”, u shpreh kështu Hoti në një postim në Facebook.

Më tutje ish-kryeministri i vendit tonë tha se Shqipëria po kontribuon në sigurinë rajonale dhe atë më gjerë.

“Shqipëria po kontribuon në sigurinë rajonale dhe më gjerë”.

Po ashtu Hoti nuk la pa përmendur dëshirën se një ditë edhe flamuri i Kosovës do të valojë në selinë e NATO-s.

“Me padurim presim ditën kur flamuri i Kosovës do të valojë në selinë e NATO-s krahas vendeve të tjera anëtare”.