Një burrë ka njoftuar policinë në Ferizaj se një person i maskuar ka hyrë brenda pompës së derivateve nën kërcënimin e armës.


Nga aty, i dyshuari ka grabitur 300 euro para të gatshme dhe është larguar.

Policia njofton përmes raportit se nuk raportohet për të lënduar, ndërkohë rasti është duke u hetuar, përcjell Klankosova.tv.