Gruaja gjendet e vdekur në tarracën e një pallati, si përfundoi atje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një 50-vjeçare është gjetur e pjate në tarracën e një pallati.


Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar, teksa raportohet se gruaja vuante nga probleme të shëndetit mendor. Sipas policisë, ajo ishte denoncuar mëngjesin e sotëm nga bashkëshorti i saj se ishte larguar dhe nuk ishte kthyer në banesë. Pas hetimeve, ajo u gjet e vdekur në tarracën e pallatit ku banonte.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në tarracën e një pallati, në lagjen nr. 1, Durrës, është gjetur e pajetë, dyshohet e vetëvarur, shtetasja A. D., 50 vjeçe, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Mëngjesin e sotëm, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka bërë kallëzim bashkëshorti i shtetases A. D., se ajo ishte larguar nga banesa në mëngjes dhe nuk ishte kthyer më.