Në Mitrovicë të Veriut është raportuar se në një shtëpi të pabanuar janë shkruar grafitë të natyrës nacionaliste serbe, (kryqi me katër C).


Policia ka bërë me dije se kanë dalë në vendin e ngjarjes njësitet përkatëse, përcjell Klankosova.tv.

“Më 01.03.2024 është vërejtur se në një shtëpi të pabanuar janë shkruar grafitë (kryqi me 4C). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse”, ka njoftuar PK-ja.

Rasti është nën hetime.