Gjykata e Moskës arreston të dyshuarin e nëntë për sulmin

Gjykata në Moskë ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin e nëntë për sulmin në një sallë koncertesh.


Gjykata e rrethit Basmanny vendosi që Lutfulloi Nazrimad të vihej në paraburgim deri më 22 maj, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Katër persona të armatosur hynë në sallën e koncerteve të premten e kaluar dhe vranë të paktën 143 persona, përpara se ia vunë zjarrin ndërtesës.

Rreth 11 persona janë arrestuar që nga sulmi, duke përfshirë katër persona të dyshuar të armatosur, të cilët janë të gjithë në paraburgim.