Sot, në rrugën “Rifat Krasniqi”, në Prizren, është gjetur pa shenja jete një person.Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.Gashi ka thënë se policia dhe ekipi mjekësor i emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Ai është shprehur se trupi i personit pa shenja jete është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.


“Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar hetim i vdekjes”, ka thënë Gashi.