FSK furnizohet me 15 kamionë të firmës gjermane, Kurti: Serbia është agresive, por kjo nuk na frikëson

Forca e Sigurisë së Kosovës është furnizuar me 15 kamionë multifunksionalë të firmës gjermane “Rheinmetall”.


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një deklarim për media të martën tha se 10 prej tyre janë blerë me buxhetin e shtetit, e pesë të tjerët janë donacion.

“Ky është partneriteti që po bëjmë. Edhe marrim donacion edhe blejmë, në mënyrë që integriteti territorial, sovraniteti dhe siguria e të gjithë qytetarëve të jetë e pacenueshme pa dallim, pavarësisht se kush na e kërcënon atë”, u shpreh Kurti.

Ai më tej tha se “e kemi të qartë që fqinj jonë verior është agresiv e nevrik, mirëpo kjo na bën të kujdesshëm, assesi të frikësuar”.