Filloi zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës që e lidh Kosovën me Shqipërinë

Kanë filluar punimet për zgjerimin dhe asfaltimin e rrugës ndërkufitare Kërstec-Pakisht-Zapod që lidhë Kosovën dhe Shqipërinë.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Pandeli Majko.

Ai ka thënë se gjatësia e rrugës përfshinë 6.3 kilometra dhe sjell zhvillim të madh për të gjithë zonën.

“Mirëmëngjes ! Kanë nisur punimet për zgjerimin dhe asfaltimin e rrugës ndërkufitare: Kërstec-Pakisht-Zapod me gjatësi 6.3 kilometra! (Projekt i Marrëveshjes Shqipëri – Kosovë). Kjo rrugë që sjell zhvillim të madh për gjithë zonën, që hap perspektivat e turizmit malor dhe që shërben si portë hyrëse në eksplorimin e bukurive natyrore të zonës! Mbarësi!”, ka shkruar Majko në “Facebook”.

Kujtojmë se kjo rrugë është projekt i marrëveshjes Kosovë – Shqipëri.