Escobar viziton Manastirin e Deçanit, një ditë pas vendimit për pronat

I dërguari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, po qëndron sot për vizitë në Manastirin e Deçanit. Escobar në këtë vizitë po shoqërohet edhe nga ambsadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier. Vizita e tij në këtë Manastir vjen vetëm një ditë pasi kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi pronat e këtij Manastiri.


Escobar gjatë ditës së sotme do të takohet me kryeministrin Kurti. Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit është bërë e ditur se takimi do të zhvillohet në orën 15:30. Escobar pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronat e Manastirit të Deçanit, ishte një hap i domosdoshëm.