Escobar thotë se formimi i Asociacionit do ta zgjidhte çështjen me dinarin

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do ta zgjidhte çështjen me dinarin.


Escobar, mes tjerash përsëriti se Asociacioni nuk do të ketë fuqi ekzekutive, njofton Klankosova.tv.

“Atëherë ende nuk na kanë dhënë një përgjigje të hapur. Ne inkurajojmë që Kosova të ecë përpara. Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk do të jetë një Republikë Srpska, nuk do të ketë fuqi ekzekutive, që do të krijonte probleme ligjore”, u shpreh Escobar në një bashkëbisedim me gazetarë.

“Është thjeshtë një mundësi për komunat me shumicë serbe që t’i koordinojnë në gjuhën serbe për qytetarët e Kosovës”.

“Ne kemi dëgjuar shumë arsyetime, pse nuk ka hapa përpara. Dinari do të zgjidhej përmes Asociacionit. Duam që Kosova të ecë sa më shpejt përpara”. /Klankosova.tv.