Ekspertët e shëndetit: Pluhuri afrikan është toksik dhe i dëmshëm

Në Greqi ekspertët mjedisor paralajmëruan se “pluhuri afrikan” që ka prekur atmosferën është toksik dhe i dëmshëm.


Përmes një deklarate publike. Shoqata Greke për Sëmundjet e Pneumologjisë të Greqisë, theksoi se pluhuri afrikan duke u bashkuar me polenin, bakteri dhe kërpudha përmban grimca, të cilat janë një përzierje toksike dhe të dëmshme për shëndetin e njeriut, kryesisht për sistemin e frymëmarrjes.

Autoritetet apeluan, që tregohet kujdes veçanërisht nga ata që kanë probleme të frymëmarrjes.

Për shkak të ajrit me pluhur që fryn nga jugu dhe të cilin ekspertët e quajnë “pluhuri afrikan” shumë rajone të vendit veçanërisht ishulli i Kretës në jug të Greqisë, janë prekur negativisht.