Edhe Von Cramon mirëpret vendimin e KQZ-së për komunat në veri

Më 21 prill do të vendoset për ose kundër largimit të kryetarëve të katër komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Kështu ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme.


Në lidhje me këtë është deklaruar raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon, e cila e ka mirëpritur këtë hap.

“Unë e mirëpres vendimin e KQZ-së për caktimin e votimit për largimin e kryetarëve të komunave, gjë që do t’i hapë rrugën depërshkallëzimit të mëtejshëm”, shkroi Von Cramon.

“Të gjithë pjesëmarrësit në proces duhet të kenë trajtim të barabartë dhe të respektojnë procedurat demokratike për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme në veri”.