Dyshohet se një burrë vdiq nga kontakti me rrymën në Leposaviq

Një burrë dyshohet se ka vdekur si pasojë e kontaktit me rrymën në Leposaviq.


Rastin në polici e ka raportuar një burrë.

“Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin  e ngjarjes ku është konstatuar vdekja  e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin policor, njofton Klankosova.tv.