Diçka që mund të ishte fatale për 153 pasagjerët – piloti dhe bashkë-piloti fjetën për 28 minuta gjatë fluturimit në Indonezi

Një aeroplan i Batik Air në Indonezi “doli nga binarët” në rrugën e tij të fluturimit pasi piloti dhe bashkëpiloti ranë në gjumë për gati gjysmë ore.


Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti, i cili ndodhi në janar, i pa çiftin në kabinë duke “bërë një sy gjumë”, ndërsa aeroplani devijoi rrugën e planifikuar – diçka që mund të kishte çuar në një fatkeqësi fatale për të gjithë 153 pasagjerët në bord.

Aeroplani po fluturonte nga Sulawesi Juglindor për në kryeqytetin Xhakarta dhe është raportuar se një nga pilotët nuk kishte pushuar në mënyrë adekuate një natë para fluturimit.

Rreth gjysmë ore pasi aeroplani u ngrit, kapiteni kërkoi leje nga piloti i dytë i dytë për të pushuar për pak dhe ai tha po.

Dhe pasi bashkëpiloti mori përsipër komandën e aeroplanit, më pas ra në gjumë vetë.

Pak minuta pas transmetimit të fundit të regjistruar nga bashkëpiloti, qendra e kontrollit të zonës në Xhakartë u përpoq të kontaktonte avionin.

Por nuk mori përgjigje.

Kështu, njëzet e tetë minuta pas transmetimit të fundit të regjistruar, piloti u zgjua dhe kuptoi se bashkëpiloti i tij ishte në gjumë dhe se aeroplani nuk ishte në rrugën e duhur të fluturimit.

Ai e zgjoi menjëherë kolegun e tij, iu përgjigj thirrjeve nga Xhakarta dhe korrigjoi rrugën e fluturimit, thuhet në raport.

Incidenti rezultoi në një sërë gabimesh navigimi, por 153 pasagjerët dhe katër stjuardesat e Airbus A320 nuk u lënduan gjatë fluturimit që zgjati dy orë e 35 minuta.

Ministria e transportit ‘ka qortuar fuqishëm’ Batik Air për incidentin, duke u bërë thirrje kompanive ajrore që t’i kushtojnë më shumë vëmendje kohës së pushimit të ekuipazhit të tyre ajror.

Ndërkohë pilotët e përfshirë në incidentin e 25 janarit ishin pezulluar përkohësisht, shtohet deklarata.