Dhuratë prej 200 mijë eurove, befasia që Granit Xhaka bëri për vëllain e tij

Granit Xhaka ka befasuar vëllain e tij, Taulantin, me një dhuratë të veçantë për ditëlindjen e tij, një Mercedes G-Class.


Taulant Xhaka ka festuar të enjten 33-vjetorin e lindjes. Siç shihet në një storie në Instagram nga mesfushori i FCB-së, ai ka marrë një surprizë të veçantë nga vëllai i tij, Granit.

Në një video të shkurtër, Taulanti njoftohet me dhuratën e tij: një Mercedes G-Class i bardhë. Në videon e shkurtër Taulanti ka shtuar hashtag-un “dhurata për ditëlindje” dhe ka falënderuar vëllain e tij. “Faleminderit vëlla! Unë të dua!”, thuhet në postimin e tij.