Chelsea ka regjistruar barazimin e dytë rresht në Premierligë.


Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino sot ndau pikët me Brentfordin, në kuadër të javës së 27-të.
Ndeshja e zhvilluar në “Brentford Community Stadium” përfundoi me rezultatin 2:2.

Mads Roerslev Rasmussen (50′) dhe Yoane Wissa (69′) realizuan golat për vendasit.

Ndërsa, për “Blutë” golat u shënuan nga Nicolas Jackson (35′) dhe Axel Disasi (83′).

Chelsea pas këtij barazimi ka 36 pikë dhe ndodhet në pozitën e 11-të në tabelë.

Brentfordi është në pozitën e 15-të me dhjetë pikë më pak.