Cameron: Situata humanitare në Gaza mbetet e rëndë

Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, ka thënë se derisa ka pasur një rritje të kamionëve me ndihma humanitare në Gaza, sipas tij, nevojiten edhe më shumë.


Cameron është shprehur se situata humanitare në Gaza vazhdon të mbetet e rëndë.

“Kriza humanitare në Gaza mbetet e rëndë. Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka mundemi nga ajri dhe deti, por aksesi tokësor mbetet thelbësor”, është shprehur ai.

Ai gjithashtu tha se është i nevojshëm fokusimi në mënyrën se si të “përcaktohet rruga nga një pauzë e menjëhershme humanitare drejt një paqeje të qëndrueshme”.