Bujar Osmani para Arben Taravarit edhe me… (VIDEO)

Edhe pse jemi afër fushatës zgjedhore për president, por fushata ka nisur mes dy kandidatëve shqiptar, Bujar Osmanit dhe Arben Taravarit.


Dy kandidatët shqiptar për president  vazhdojnë me fushatat e tyre nga Iftari e deri në Syfyr.

Në vigjile të saj, portali TS ka ndjekur hap pas hapi videot e dy kandidatëve për të parë se kush më shumë po merr pëlqime apo Like në Facebook një nga rrjetet më të frekuentuara dhe më serioze në Maqedoninë e Veriut.

Portali TS, ka grumbulluar vetëm videot që kanë të bëjnë me promovimin e kandidatëve për president që janë hedhur në faqet zyrtare të tyre në Facebook.

Që nga dita e parë si kandidat për president me videot falemenderuese të tyre për mbledhjen e nënshkrimeve, urimin e muajt të Shejntë të Ramazanit, iftaret dhe syfyret e ndryshme, urimet e 7-8 marsit dhe të gjitha videot që kanë të bëjnë me fushatën për president.

Deri tani kandidati i Frontit Evropian, Bujar Osmani ka grumbulluar 35274 LIKE nga dita e parë si kandidat për president ndërsa Arben Taravari nga VLEN ka grumbulluar 8453 LIKE.

Bujar Osmani në videon e tij të parë për falenderimin e tij ndaj qytetarëve për nënshkrimet ka marrë 4400 LIKE, në videon për 7 dhe 8 Mars ka marrë 243 LIKE, në videon me arsimtarin e tij  për 7 Mars ka marrë 1700 LIKE, në videon e tij për 8 mars ka marrë 795 LIKE, në videon LIVE të promovimit si kandidat për President ka marrë 174 LIKE, në iftarin e përbashkët me Ali Ahmetin dhe Talat Xhaferin ka marrë  845 LIKE, në ifatrin me komshiun e tij 15 vjeçar ka marrë 19000 LIKE, në Videon që ngjitet në malin Vodno ka marrë 1300 LIKE, në videon me studenin që është frymëzuar nga Osmani ka marrë 317 LIKE, në Videon që përgjigjet pyetjve të qytatarve ka marrë  519 LIKE, në videon “E dua këtë profesion” ka marrë 2000 LIKE, në videon “Ditë Tregu” ka marrë  3700 LIKE, në videon e  iftarit të  përbashkët në Gostivar ka marrë 241 LIKE.

Nëse të gjithë këta i barazojmë i bie se të gjitha videot promovuese prej kandidimit për President, Bujar Osmani ka grumbulluar 35 mijë e 274  LIKE. 

Arben Taravari në videon e tij të parë për tu promovuar si president ka marë 415 Like, në videon e dytë që ka qenë LIVE konventa promovuese ka marrë 302 LIKE, në videon e tretë si reklamë ka marrë 438 Like, në videon e Strugës ka marrë 474 LIKE në videon e Likovës ka marrë 288 LIKE, me urimin e muajt të Shejntë të Ramazanit ka marrë 3000 LIKe, në Balindoll ka marrë 1100 LIKE, në Lagjen e re të Gostivarit ka marrë 293 LIKE, në Syfyrin me Zjarrfikësit ka marrë 719 LIKE, në ifatarin në Sllupçan ka marrë 619 LIKE, Nkonak te Hysni Shaqiri ka marrë 805 LIKE. Nëse të gjithë këta i barazojmë i bie se të gjitha videot promovuese prej kandidimit për President, Arben Taravari ka grumbulluar 8453 LIKE. 

Ndryshe zgjedhjet për president në Maqedoninë e Veriut do të mbahen me 24 Prill raundi i parë ndërsa me 8 Maj raundi i dytë. Shqiptarët këtë radhë kanë dy kandidat Bujar Osmanin dhe Arben Taravarin. /TS/

Më poshte do ju sjellim disa nga videot e kandidatëve për më tepër mund të shikoni në faqet e tyre në Facebook.