Komisioni Shtetëror për Zgjedhje sot ka hedhur shortin për renditjen e kandidatëve për president në Maqedoninë e Veriut.


Sipas shortit të hedhur kandidati i koalicionit të Frontit Evropian, Bujar Osmani do të ketë numrin 4, ndërsa kandidati i koalicionit VLEN, Arben Taravari do të ketë numrin 6.

Kandidatët e tjerë Stevo Pendarovski do të ketë numrin 1, Biljana Vankovska Cetkovska me numër 5, Gordana Siljanovska Davkova renditet me numrin 2, Maksim Dimitrievski me numër 7, Stevço Jakimovski 3.