Sot në Bruksel do të takohen kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq.


Siç është paralajmëruar, në këtë takim palët do të bisedojnë edhe rreth çështjes së dinarit.

Takimi i fundit Bislimi-Petkoviq u zhvillua më 19 mars.

Emisari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak në një postim në platformën X të mërkurën njoftoi se në mesin e temave të diskutuara në takim ishte edhe rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për pagesa me para të gatshme, njofton Klankosova.tv

“Ne ramë dakord që të vazhdojmë me këtë çështje të hënën e ardhshme, ndërsa Marrëveshja Bazike duhet të adresohet nga liderët”, shkroi Lajçak, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq, kryenegociatori kosovar Besnik Bislimi, theksoi po të njëjtën ditë se takimi përfundoi me zotimet e palëve që deri më 22 mars t’i dorëzojnë propozimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së përdorimit të dinarit serb në Kosovë.