Arsenali ka regjistruar një tjetër fitore bindëse, që është edhe fitorja e shtatë rresht në Premierligë nga po aq ndeshje të zhvilluara këtë vit.


Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta triumfoi me shumë lehtësi sonte në udhëtim ndaj Sheffield United, në kuadër të javës së 27-të.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Bramall Lane” përfundoi me rezultatin 0:6.

“Topçinjtë” çështjen e fituesit e përfunduan që në pjesën e parë, ku shënuan pesë gola – teksa në të dytën shënuan edhe një tjetër.

Martin Odegaard (5’), Jayden Bolge (13’ autogol), Gabriel Martinelli (15’), Kai Havertz (25’), Declan Rice (39’) dhe Ben White (58’) ishin autorët e golave sonte.

Arsenali pas kësaj fitore ka 61 pikë dhe vazhdon të jetë i treti në tabelë, me një pikë më pak se Manchester City dhe dy më pak se lideri, Liverpooli.

Sheffield United ndodhet në pozitën e fundit (20) me vetëm 13 pikë të grumbulluara.