Arrestohet vjedhësi i drunjëve në Tetovë, pasojnë parashtresat

Më datë 23.03.2024, në ora 18:20 në rrugën rajonale Tetovë – Kodra e Dielit, zyrtarë policorë nga Njësia Policore Kodra e Dielit- SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin Sh.A.(43) nga fshati Shipkovicë e Tetovës. Gjatë kontrollit në veturën e tij “Volkswagen Golf Caravan” me targa të Tetovës, të cilën e drejtonte, i janë gjetur dru zjarri për të cilat nuk dispononte dokumentacion dhe për të cilat dyshohet se kanë origjinën nga vepra penale “vjedhje”.
Drunjët dhe vetura janë konfiskuar për procedurë të mëtutjeshme, ndërsa personi është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.