Arrestohet për sulm fizik dhe kërcënim 48 vjeçari nga Pallatica

Efektivët e policisë së SPB-Tetovë, dje (14-mars) rreth orës 16:30 në Pallaticë të Tetovës, kanë privuar nga liria 48-vjeçarin J.L. nga ky fshat, i cili më herët ishte raportuar nga 49-vjeçari E.M. nga Gërgurnica e Tetovës se dyzet minuta pas mesnatës përpara një objekti hotelierie në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kërcënuar. Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës për pastrim të plotë dhe dokumentim të çështjes, pas së cilës do të përgatitet parashtresë të përshtatshme. TS