Mbrëmë (2 mars) rreth orës 01:45, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria personin B.Gj.(34) nga Gostivari.  Gjatë bastisjes së kryer me urdhër të gjykatës në objektin e tij hotelierik dhe në dhomat ndihmëse të objektit në Gostivar, janë gjetur kokainë, marihuanë, një peshore digjitale dhe disa sende me mbetje kokaine.  B.G.  është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përpilohet parashtresë përkatëse.TS