Arrestohet një 72-vjeçar në Ferizaj, i dënuar për veprën penale “Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme”

Një 72 vjeçar është arrestuar ditën e enjte në Ferizaj.


Policia njofton se i dyshuari R.H ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme”, me dënim burgimi prej katër muajve.

 

Në njoftimin e policisë thuhet se pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim, sa herë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Tutje, policia shton se të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.