Arjanit Hoxha: Koalicioni “VLEN” nuk ka kauzë politike!

Shkup, 12 mars – Kryetari i Partisë Demokratike Evropiane (PDE), Arjanit Hoxha në intervistë për portalin PRESSSonline.al, duke folur për aktualitetin politik në vend ka deklaruar se partitë e bllokut opozitar shqiptar të koalicionit “VLEN” nuk kanë kauzë politike.


“Nuk mund ta bëjnë ndryshimin me format të cilat po i zbatojnë subjektet të cilat jem bashkuar në një koalicion opozitar, por përkundrazi ato tregojnë se nuk kanë një kauzë. Kauza e vetme e tyre është për të kundërshtuar një strukturë politike. Ndërsa ndryshimi ndodhë kur ti bëhesh bashkë për të sjell një ndryshim. Unë njihem në opinion si njeri cili kam qenë oponencë e BDI-së. Mirëpo oponencë në kuptimin e ndryshimit dhe avancimit të çështjeve të cilat kanë arritur në një pik. Për mua si politikanë do të ishte dështimi, nëse unë dua vetëm të zëvendësoj një strukturë politike pa i ofruar qytetarëve diçka më shumë, apo diçka më të avancuar në politikë se sa strukturat aktualet”, ka deklaruar Hoxha mes tjerash në intervistë për PRESSonline.al