Ambasada citon Escobarin: Kemi sfida në marrëdhëniet bilaterale, por mbështetja për popullin është e palëkundur  

Presidentja Vjosa Osmani në takim me emisarin e ShBA-së, Gabriel Escobar, në Prishtinë, mars 2024. Foto: Ambasada e ShBA-së


Emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, këtë javë qëndroi në Kosovë, ku zhvilloi takime me aktorë të ndryshëm politikbërës në vend.

Për këtë vizitë shkroi të shtunën edhe Ambasada amerikane, duke cituar një fjali nga deklaratat e Escobarit.

“Përderisa i kemi disa sfida të momentit në marrëdhënien tonë bilaterale, mbështetja jonë për popullin e Kosovës është e palëkundur”, ka cituar ambasada të ketë thënë Escobari, raporton Klankosova.tv.

Zyrtari amerikan zhvilloi takime me presidenten Osmani, me kryeministrin Kurti, me liderët e opozitës, me shoqërinë civile e edhe me gazetarë “për të mbështetur çuarjen përpara të disa çështjeve urgjente”.