Ambasada amerikane kërkon respektim të të drejtave njerëzore të grave

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, përmend se qëndrojnë të përkushtuar për të fuqizuar dhe përforcuar zërin e grave dhe vajzave në të gjithë diversitetin e tyre.


“Sot, ne festojmë vendosmërinë, lidershipin, kontributin dhe arritjet e jashtëzakonshme drejt shoqërive më paqësore dhe demokratike të grave dhe vajzave në Kosovë dhe në mbarë botën”, thotë kjo ambasadë, transmeton KlanKosova.tv.

“Ne vazhdojmë të kërkojmë që të respektohen të drejtat e tyre njerëzore”.