Këngëtarja e njohur shqiptare, Albina Kelmendi, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “S’e Luan Topi”.


Ajo ka folur për jetën private, karrierën e po ashtu edhe për prezantimin e saj në Eurovision.

Artistja nga Peja në një moment u befasua nga partneri me një buqetë me lule dhe një pusullë.

E njëjta nisi ta lexonte, por nuk mundi dot pasi filloi të qante menjëherë, duke i kërkuar moderatores ta bëjë.

“E shtrenjta ime, ndërsa ulem në një qoshe për të shkruar disa fjalë për ty, po e gjej veten të përmbushur nga dashuria dhe mirënjohja që të kam prej teje. Në kopshtin e zemrës sime ti je lulja më e bukur. Prania jote në jetën time është një thesar i çmuar… ti je partnerja ime, miku i ngushtë, dhe bashkëshortja ime e përjetshme”, kanë qenë fjalët e Valon Vatajt mes tjerash.

Pas këtij dedikimi romantik, Albina tha se Valonin nuk ka fjalë që ta përshkruajë, për personin që është.

“Ai është njeriu kryesor tani që më shtyn për gjithçka. Nëse kisha kërkuar ta zgjidhja vetë partnerin e jetës, nuk e di nëse do mund ta zgjidhja ashtu siç është Valoni”, u shpreh ajo.