Akuza dhe kundërakuza mes taboreve shqiptare

Medai Shaholli
Komuna e Tetovës: Përgjegjës për vendosjen e busteve në Tetovë është qeveria DUI-SDSM!


DUI: Bilal Kasami rikthen në Tetovë bustet e Gjoce Stojçevski Ambarçe dhe Todor Cipovski Merxhan, të hequr nga sheshi i qytetit që në 2007!

Pas vendosjes së kryqit në Kodrën e Diellit vitin e kaluar në Tetovë, ka plasur sherri mes dy taboreve shqiptare lidhur me vendosjen e busteve të heronjëve maqedonë ne Tetovë, ku njëra palë e akuzon tjetrën për tradhti duke ia hedhur njëra – tjetrës përgjegjësinë e kthimit të busteve që për momentin janë vendosur në oborrin e muzeut të qytetit.

Kështu, ata po luajnë me kartën nacionaliste para zgjedhjeve parlamentare për t’iu dukur elektoratit shqiptar secila më patriote se tjetra.

Meqë ra fjala për bustet dhe përmendoret këtu as DUI nuk mund të mburret me to pasi ka zhgenjyer me premtimet boshe në të gjithë vendin, ku konkretisht kur u zotuan se në Strugë do të inaguronte monumentin e komandant Strugës, por bazamenti i zbrazët pranë urës se Drinit pret prej 15 vitesh monumentin e komandant Strugës-Nuri Mazarit.

Nga ana tjetër nuk vlejnë as premtimet e Vlenit për ndryshim, kur kandidati për president dhe njëherësh kryetari i komunës së Gostivarit z. Arben Taravari, i cili me vite të tëra nuk mundi të gjej një shesh për nacionalistin Xhem Hasa, pasi ka thënë dhe vetë se ASH është parti e djathtë.
Pse mundet të ketë një monument në Gostivar për partizanin Çede Filipovski dhe jo për ballistin Xhem Hasa?

Nuk ia lejon VMRO-ja z. Taravari këtë monument të nacionalistit Xhem Hasa në Gostivar si partner në pushtetin lokal apo SDSM-ja dhe qeveria në pushtetin qëndror!?

Në të kaluarën të dy taboret shqiptare kanë bërë kompromise dhe lëshime ndaj interesave kombëtare në emër të eurointegrimeve, ku ata në vend që të merrnin një vendim së bashku në ndryshimet kushtetuese për heqjen e 20%, si kusht për miratimin e kushtetutës e cila nuk njeh por përdhos identitetit gjuhësor të shqiptarëve (një veto e vendosur nga Bullgaria për hapjen e negociatave me BE-në si kusht duhesh vendosja e bullgarëve në prembulë si minoritet etnik i barabartë me shqiptarët), dy taboret tona pozitë – popzitë për hir të përfitimeve partiake dhe ladutërisë për pushtet heshtën dhe “harruan” heqjen e 20% nga kushtetuta për dy dekada rresht.

Dhe loja bëhet më interesante para fushatës elektorale, ku të dy taboret kanë ngritur në këmbë militantët që nga iftari deri në syfyr, se kush do shtrojë më shumë iftare për ramazanllinjtë gjatë këtij muaji të agjërimit për besimtarët, duke i rrëfyer çudira shqiptare secili nga taboret me demagogjitë e tyre se me Frontin për Europë jemi pranë Europës, ndërsa pala tjetër vazhdon me dëngla të radhës për ndryshimin që do të vij me ta.
Të dy palët kanë dhënë prova servilizmi dhe vasaliteti para padronëve sllavo-maqedonë të Shkupit se kur është dashur të veprohet kanë heshtur dhe kur është dashur ta lëshojnë qeverinë e koalicionit në shenjë proteste kur statusi politik dhe identiteti gjuhësor janë përdhosur.

Ndaj, shqiptarët nuk duhet të presin ndonjë ndryshim nga të dy taboret, ato janë provuar dhe sprovuar ndër vite në qeveritë e koalicionit herë si “mozheme” herë si flamurtarë të çeshtjes shqiptare dhe kanë dështuar në aspektin kombëtar, pasi kanë parë vetëm interesat partiake dhe grupore në garën e tyre për pushtet dhe para në këto dy dekada të politikës së tyre të mbrapsht, ato tashmë janë një film “deja vu”!