Prezencë e madhe policore në Strumicë, dhe sipas informacioneve të Vecher.mk, janë arrestuar disa persona, mes tyre edhe një ish-kryetar i komunës, i cili në të kaluarën ishte akuzuar për disa vepra penale, përfshirë kontrabandën e cigareve përmes kufirit maqedono-bullgar.Ish-kryebashkiaku, pasi kreu disa muaj burg në vitin 2019 dhe 2020, zgjeroi biznesin e tij në sektorin e energjisë, por edhe duke hapur kompani dhe fabrika për kultivimin e marijuanës me licenca të lëshuara më parë nga Qeveria. Sipas informacioneve, prodhimi i marijuanës ka përfunduar në tregun e zi në Maqedoni, por edhe më gjerë.