81-vjeçarja vdes pas operacionit për të hequr fetusin e vdekur që e mbajti për 56 vjet

Një 81-vjeçare braziliane ka vdekur pasi iu nënshtrua një operacioni për të hequr një fetus 56-vjeçar nga barku i saj.


Daniela Vera pa e ditur kishte një shtatzëni ektopike kur ishte më e re, dhe ankesat për dhimbje barku u injoruan nga mjekët për vite me radhë.

Daniela, nga Aral Moreira, Brazil, shkoi në një qendër shëndetësore lokale më 10 mars, ku u trajtua për një infeksion uji, përpara se të dërgohej në një spital tjetër ku mori bëri disa skanime.

Skanimet zbuluan lithopedion, nga fjalët greke që do të thotë “gur” dhe “fëmijë” – një gjendje ku një shtatzëni ektopike abdominale kalcifikohet rreth fetusit. Pavarësisht se kishte shtatë fëmijë, gjendja kaloi pa u vënë re derisa Daniela bëri skanerë, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv.

Ajo hyri në operacion, pas së cilit u transferua në terapi intensive, ku vdiq më 15 mars pasi pësoi një infeksion.

Dr.Patrick Dezir, kreu i departamentit të shëndetit të Spitalit Ponta Pora, tha: “Kur ndodh shtatzënia, ajo duhet të jetë brenda mitrës, por në disa situata, shtatzënia mund të ndodhë jashtë. Ajo foshnje nuk ishte klinike, pacientja nuk kishte dhimbje akute dhe nuk kishte gjakderdhje të madhe dhe kjo diagnozë kalon pa u vënë re dhe koha do të kujdeset për atë trup të huaj që ka mbetur brenda barkut të gruas”.