8 Marsi tani e disa vite po e gjallëron Tetovën, pikërisht në ditët më të rënda për ekonominë kjo datë shihet si një shtytje e mirë dhe infuzion i rëndësishëm për bizneset dhe të gjitha ata që merren me kultivimin dhe shitjen e luleve. Çdo 8 Mars edhe TS del në qendër të Tetovës për ti pyetur burrat se kujt duhet me i ble lule më parë nënës apo gruas.


E përveç këtyre kishte edhe të tillë që nuk e shihnin të arsyeshme që të blejnë lule dhe thonin se nuk duhet që vetëm me një lule të vendoset në peshore mundi dhe sakrifica e një gruaje, një nëne apo një vajze.

8 Marsi, njihet si “Dita e Grave”, në të gjithë botën. Madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare. Kjo ditë shërben për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, e drejtësi./TS/