62 vjeçari nga Gostivari sulmohet nga tre persona në Banjicë të Poshtme

          Gjashtëdhjetë e dy vjeçari L.M. nga Gostivari, dje (25-mars) në ora 10:30 në SPB-Tetovë ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 16:20 është sulmuar fizikisht nga tre persona në pellgun e peshqve ku ka punuar në Banjicë të Poshtme të Gostivarit. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar. TS