14,000 këpucë fëmijësh ekspozohen në Holandë në kujtim të të vrarëve në Gaza

Në Utrecht të Holandës janë ekspozuar 14.000 këpucë fëmijësh për të simbolizuar fëmijët palestinezë që humbën jetën në sulmet izraelite në Rripin e Gazës. Së bashku me këpucët janë ekspozuar edhe lodra, si dhe një listë me emra nga fëmijët e vrarë, dhe disa nga këpucët gjithashtu kishin lule mbi to.


Izraeli filloi sulmet në Rripin e Gazës pas 7 tetorit të vitit të kaluar dhe një sulmi ndërkufitar nga Hamasi dhe që atëherë të paktën 31,645 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë dhe 73,676 janë plagosur. Pas akuzës për gjenocid të ngritur nga Afrika e Jugut më 26 janar, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi që Izraeli duhet të përmbahet nga çdo aktivitet që lidhet me vrasjen, sulmet dhe shkatërrimin e banorëve të Rripit të Gazës dhe të marrë të gjitha masat për parandalimin e gjenocidit.