Vajza e Kim Kardashian dhe Kanye West, North West ka befasuar publikun pasi dha lajmin për albumin e saj të parë “Elementary School Dropout”.


North West ka zbuluar projektin e saj të fundit, ku tregon krijimtarinë e artistes së re dhe lidhjet familjare me industrinë e muzikës.

Duket se North dëshiron të bëjë homazhe për albumin e parë të babait të saj i cili është i titulluar “The College Dropout”, domethënë “ai që e la universitetin”.

Njoftimi i saj ka pasur reagime të ndryshme në rrjetet sociale, pasi disa shprehin edhe shqetësim në lidhje me moshën e saj të re që ndjek hapat e babait të saj.