Xhaka me Leverkusenin kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës

Mesfushori Granit Xhaka me Bayer Leverkusenin e kanë siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë. Leverkuseni fitoi 3:2 përballë Stuttgartit, në ndeshjen çerekfinale të Kupës gjermane.


Xhaka luajti deri në fund të takimit.

Waldemar Anton në minutën e 11-të kaloi Stuttgartin në epërsi, ndërsa në minutën e 50-të shifrat në 1:1 i barazoi Robert Andrich. Tetë minuta më vonë, Stuttgarti ktheu epërsinë nëpërmjet Chris Fuehrichut.
Amine Adli në minutën e 66-të shënoi golin e barazimit 2:2, ndërsa fitoren dhe kalimin tutje Leverkusenit ia siguroi Jonathan Tah. Ai shënoi gol në minutën e fundit të takimit.