Vuçiq për qasjen e ndërkombëtarëve ndaj Kurtit: Është fëmija i tyre, sado që zemërohen prapë do ta përkëdhelin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për situatën në Kosovë dhe kryeministrin, Albin Kurti, të cilin po e sheh si ‘fëmijë të ndërkombëtarëve’.


”Është fëmija i tyre, sado të zemërohen me të, do ta përkëdhelin që ‘fëmija të flejë mirë në djep”, citohet të ketë deklaruar Vuçiq, transmeton kk.

Tutje Vuçiq ka përsëritur se nuk do ta njeh shtetin e Kosovës.

“Të gjashtët ishin përballë meje në Bruksel. Unë u thashë ‘çdo gjë që thamë do ta përmbushim, nuk mund ta përmbushim atë që është në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë, atë që kam thënë edhe në Kuvendin Kombëtar, nuk kemi gënjyer kurrë askënd, përkatësisht: ne nuk mund ta përmbushim atë të integritetit territorial të Kosovës, anëtarësimin në Kombet e Bashkuara dhe në agjencitë, institucionet dhe organizatat e OKB-së’, plotësuar, as nga ai apo ndonjë dokument tjetër, dhe asnjëherë nuk do ta përmbushim”.

Siç specifikohet tutje nga b92, me diskutime të tilla, Vuçiq deklaron se po i jepen Kurtit të Kosovës, fuqi dhe kjo po e dëmton Serbinë.

”Përmes këtyre diskutimeve që kemi këtu problemi është se ne po dëmtojmë veten dhe vendin tonë dhe po i japim Kurtit “municion” dhe këtë po bëjmë gjithmonë”.