Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski urdhërori inspektim në punën e MPB-së për rastin e vrasjes së dyfishtë që tronditi vendin në fillim të dhjetorit, për të cilën i akuzuari kryesor është Ljupço Palevski.


Toshkovski për “TV24” nuk ka dashur të zbulojë më shumë detaje, përveç se dyshon në mënyrën se si ka vepruar MPB në zbardhjen e rastit dhe ka urdhëruar hetim për të parë nëse policia i ka respektuar të gjitha procedurat dhe standardet.

“Cilido qoftë rezultati i shqyrtimit të brendshëm, publiku do ta dijë. Dyshimet e mia mund të jenë të pabaza, por kjo temë duhet të mbyllet”, ka deklaruar Toshkovski, i cili ka saktësuar se dyshimet e tij kanë lindur pas marrjes së pozitës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe qëllimi i inspektimit është që të kontrollohet në detaje, me fakte dhe argumente, nëse janë ndjekur procedurat nga ky hetim.