Zëvendës sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mirçea Xhoana ka shprehur mirënjohje për kryediplomatin shqiptar të Maqedonisë së Veriut.


“A i mbijetuat kryesimit (me OSBE)? Ju falënderojmë për lidershipin tuaj”, dëgjohet duke i thënë Xhoana Osmanit në takimin e sotëm në Bruksel.
“Me rëndësi OSBE mbijetoi”, i është përgjigjur Osmani.

Ngjarja ka ndodhur në Bruksel në takimin ku Osmani është pjesë e delegacionit të kryeministrit Talat Xhaferi, bashkë me zv/kryeministrin për Çështje Evropiane.