Në rrjet është duke qarkulluar me shpejtësi një incident i pazakontë i filmuar në shtëpinë e spektaklit televiziv “Big Brother Vip”.


Teksa Romeo, Lisi dhe Endrik po bisedonin në oborrin e shtëpisë, kamera kap momentin kur një mi gjigand kalon pas tyre dhe reagimi i banorëve ishte i menjëhershëm.

Videoja me nota humori është duke qarkulluar me shpejtësi në rrjet ku nuk kanë munguar as komentet ironike për banorët që bëjnë minimumin për të mbajtur pastër shtëpinë, problem i cili është bërë shpesh edhe burim debatesh të forta mes tyre.

https://vm.tiktok.com/ZM6TBVJoM/