Vëllai ther me thikë vëllanë në Prishtinë

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë. Policia e Kosovës njofton e i njëjti dyshohet se me mjet të mprehtë-thikë ka therë vëllain e tij.


Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Prishtinë 20.02.2024 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me një mjetë të mprehtë-thikë ka therur vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një thikë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Gazeta10