Vëllai i Simone Inzaghit drejt shkarkimit

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, skuadra e Serie A, Salernitana pritet ta shkarkojë trajnerin, Filipo Inzaghin.


Salernitana momentalisht gjendet në vendin e fundit në tabelën e Serie A me vetëm 13 pikë të arkëtuara pas 24 ndeshjeve.

Krerët e Salernitanas nuk janë të kënaqur me vëllain e Simone Inzaghit të Interit, dhe pritet ta shkarkojnë Filipon.

Salernitana ka filluar kërkimin për trajner të ri.

Jerome Boateng dhe Kostas Manolas nënshkruan me Salernitanan si lojtarë të lirë javën e kaluar.