Efektivët policorë të SPB-Tetovë, dje (14-shkurt) nga ora 09.14 kanë kryer aksion kontrollues ndaj këmbësorëve dhe sjelljes së tyre në komunikacion informonTetovasot. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 16 këmbësorë (TE-10 dhe GV-6), numri më i madh i tyre (TE-6 dhe GV-6) kanë kaluar në rrugë jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë dhe 4 (TE) që kanë kaluarrrugën duke mos respektuar sinjalistikë ndriçuese-semaforët në udhëkryq.
Këmbësorëve-shkelës u janë shqiptuar kallëzime përkatëse me gjoba prej 30 deri në 50 euro në kundërvlerë në denarë dhe janë thirrur në të ashtuquajturën mësim në komunikacion. Gjatë kontrollit është sanksionuar edhe 1 (TE) kundërvajtje tjetër rrugore.
Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë apelon dhe rikujton këmbësorët që të jenë sa më të kujdesshëm kur dhe ku kalojnë rrugët dhe si lëvizin në ato rrugë dhe lagje ku nuk ka trotuare të formësuara. Nga ana tjetër drejtuesit e mjeteve këshillohen të japin gjithmonë përparësi kalimi këmbësorëve.TS