Ish kryetari i degës së Besës në Çair, Valon Bela ka komentuar vendimin e Arben Taravarit për të kandiduar për president me mbështetje të opozitës.
Sipas Belës, këto janë ambicje të sëmura të liderëve lokal.


Deklaron se kandidimi i Taravarit nxjer në pah gënjeshtrën e madhe të opozitës kinse ata skanë biseduar për pozicione.

Bela shton se kjo edhe njëherë dëshmon se opozita është e interesuar dhe brenda për brenda kanë biseduar vetëm për interesa personale.

Reagimi i plotë

Ambiciet e sëmura të liderëve lokal!

Këta që thonin s’kemi bisedu për pozicione, le që na paskan rrejtë flliqtë por edhe paskan bisedu VETËM për interesat e tyre.
A kanë more anëtarë tjerë këta hupsha nëpër partitë e tyre apo veç për interesa personale po na lodhin?
Mirë që do kandidoheni, depononi dorëheqjet si Kryetarë aktual të Komunave ku jeni nëse paskeni kaq ambicie të sëmura!!