Dyzet e tre vjeçarja D.Z. nga Tetova, dje (21-shkurt) në orën 22:40 në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 20:30 në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, djali i saj i mitur është sulmuar fizikisht nga një tjetër i mitur që njihte, i cili kishte qenë së bashku me dy të mitur të tjerë. Çështja është duke u pastruar dhe e dokumentuar.TS